Komentet negative për Kiarën, Luizi ka disa fjalë për ata që shkruajnë për ta

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, komentet kanë vërshuar ndaj ish-banorëve, e sidomos ndaj Luizit dhe Kiarës.

Marketing

Çdo lëvizje e tyre komentohet shumë, e nuk mungojnë dhe ato negative. Për këto të fundit, Luizi ka folur në një video që ka bërë “live” në Instagram. Ai thotë se nuk shqetësohet për komentet që merr, por mërzitet për Kiarën, e cila sipas tij mërzitet kur i lexon.

“Unë mërzitem se mërzitet Kiara. Se mua vetëm fresk më bëjnë. Mua më vijnë anash, po vetëm se ia prishin qejfin Kiarës. Nuk kam pasur kohë të rri shumë me të këtë periudhë prej filmit, por e shoh që mërzitet nga disa komente. Lëreni rehat, çfarë ju ka bërë Kiara juve? Hajdeni m’i thoni mua ato që doni t’i thoni asaj, lëreni Kiarën!“- tha Luizi.

Kujtojmë se dyshja më e përfolur e momentit po punon me projekte të ndryshme. Luizi po xhiron filmin “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa Kiara do startojë së shpejti një emision televiziv.