Komesari Han falënderon deputetët që interesat e shtetit i vendosën para atyre partiake

Viti 2025 është një vit realist për pranimin e anëtarëve të rinj nga Ballkani, por vetëm nëse plotësohen kriteret. Kështu ka deklaruar komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për gazetën gjermane Di Velt.

Marketing

”Dy mijë e njëzet e pesta është indikative, por nëse intensifikohet implementimi i reformave, ky vit është mjaft realist. Por të gjitha kriteret për anëtarësim duhet të plotësohen paraprakisht, nuk ka rrugë të shkurtë. Motoja është “kualiteti para shpejtësisë”,ka deklaruar Han.

Ai në intervistë edhe njëherë e përshëndeti votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.

“Jam faleminderues ndaj të gjithë deputetëve që e kanë plotësuar përgjegjësinë dhe i vendosën interesat e shtetit përpara atyre partiake. Kjo veçanërisht vlen për deputetët e opozitës që votuan në kundërshtim me linjën partiake dhe i bartën pasojat e asaj, gjegjësisht u shkyqën nga partia.” Ai është i bindur se Marrëveshja e Prespës do të votohet në Greqi dhe thotë se kjo marrëveshje do të dërgojë sinjal të rëndësishëm për pajtim në gjithë rajonin., shton më tej ai.

“Do të mund të kishte efekt dinamik mbi zgjidhjen e çështjes mes çështjes mes Serbisë dhe Kosovës dhe të sjellë përfitime në procesin qasës të Ballkanit Perëndimor. Për vendet anëtare në BE, qasja në BE ka kuptim vetëm nëse të gjitha gjashtë vendet mund të kyçen dhe zgjidhja në FYROM e bëri këtë skenarë shumë më të besueshme.”
Ai shtoi se me përparimin e Maqedonisë, krijohet atmosferë e “garës pozitive”.

Marketing