Komisioni Disiplinor i FFM-së, ka vendosur që KF Gostivari të gjobitet me heqjen e 9 pikëve të fituara në sezonin aktual si dhe gjobë në para prej 2.500 eurp për shkak të largimit nga fusha gjatë ndeshjes kundër Rabotniçkin. Gjithashtu KF Gostivari dënohet edhe me 5 mijë euro gjobë tjetër për shkak të organizimit të dobët dhe për praninë e personelit të paautorizuar në hapësirat zyrtare.
“KF Gostivari dënohet me heqjen e 9 pikëve të fituara në sezonin aktual si dhe gjobë në para në vlerë prej 2.500 euro për shkak të largimit nga fusha gjatë ndeshjes në kuadër të xhiros së 29 të Ligës së Parë mes KF Gostivarit dhe KF Rabotniçkit.
KF Gostivari gjobitet me 5 mijë euro për shkak të organizimit të dobët dhe prania e personelit të paautorizuar në zonën e rrethuar të fushës (hapësirat zyrtare) në ndeshjen e xhiros së 29-të Ligës së Parë kundër KF Rabotniçki.
KF Gostivari dënohet me 10 ndeshje jashtë fushës së tyre vendase, pra 100 kilometra jashtë fushës që e kanë regjistruar si fushë vendase.
Lojtari i KF Gostivarit Aler Potuk dënohet me ndalim të paraqitjes në fushë në kohëzgjatje prej 2 vitesh, për thirrje ndaj pjesëmarrësve që të largohen nga fusha në ndeshjen kundër Rabotniçkit”, bëjnë të ditur nga FFM.