Komisioni historik mblidhet në tetor, Dimitrov: S’ka përparim, jo kompromis me historinë

Bashkëkryetari i Komisionit për Çështje Historike midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore, Angel Dimitrov, në një deklaratë për Televizionin Nacional bullgar, BNT, ka deklaruar se takimi i rradhës i këtij Komisioni do të mbahet në tetor, dhe kjo si kërkesë e palës maqedonase, sepse sipas tij deri më tani nuk është arritë asnjë përparim në këto bisedime.

Marketing

“Nuk kemi asgjë që mund ta vlerësojmë, kjo është përgjigjja e shkurt, ndërsa ajo më e gjata do të ishte se a ka mundësi dhe si mund t’i lëvizim gjërat. Ne kemi kërkuar takim pas vizitës së Kryeministrit Zaev në Sofje, por e vërtetë është se nuk kemi asnjë përparim në këtë drejtim. Dhe nga marëveshja për fqinjësi të mirë asgjë nuk po respektohet, përpos bashkëpunimeve në bashkëveprim në infrastrukturë, apo në drejtime tjera” – tha Bashkëkryetari i Komisionit Historik, Bullgari – RMV, Angel Dimitrov.

Dimitrov ka thekësuar se nuk duhet të bëhen kompromise në shkencë, sepse shkenca nuk njeh bisedime por njeh precizitetin e gjërave historike dhe shkencore.

“Kompromis me shkencën nuk bëhen dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Kolegët tanë ashtu filluan të flasim me po bëjmë bisedime, por bisedime me dhe për shkencën nuk bëhen, aty o je i sakt dhe maksimalisht objektiv, apo thjeshtë nuk meresh me atë. Dhe ne i kemi thënë se po bëjmë debat shkencor, dhe jo bisedime apo kompromise për shkencën” – deklaroi Angel Dimitrov.

Sipas Dimitov që nga vera e vitit 2019 filluan të shfaqen disa pozicione të pa imagjinuara nga pala Maqedonase, dhe kjo thjeshtë e bërri atë frenim apo stagnim të bisedimeve.