Komisioni i Sëmundjeve Infektive: Gjendja me Covid-19 për momentin nuk është alarmante

Edhe pse numri i të sëmurëve me Codiv-19 po rritet në Maqedoninë e Veriut, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviç, ka theksuar se gjendja me Covid-19 për momentin nuk është alaramante dhe nuk ka nevojë për panikë tek qytetarët. Gjithsesi Mehmedoviç bëri thirrje për zbatimin e rregullave si dhe të gjithë personat që janë mbi 65 vjec me sëmundje kronike të vaksinohen pasi ata janë më të rrezikuar në shëndet.

Marketing

“Të vaksinohen të gjithë personat që janë mbi 65 vjeç dhe kanë sëmundje kronike, ata janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar një formë të rëndë të sëmundjes ose për të patur një përfundim fatal. Institucionet që tashmë do ta testojnë një pacient me simptomatologji të lehtë, pozitiv për Covid-19, duhet të ofrojnë kushte për izolim, për të vazhduar trajtimin e sëmundjes themelore për të cilën është shtruar në klinikën përkatëse”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviç.

Mehmedoviç ka sugjeruar gjithashtu që në ambientet me frekuencë të lartë të përdoren maska dhe të bëhet ajrim i rregullt i hapësirave. Personat e infektuar që nuk kanë simptoma të theksuara mund të lëvizin me maskë, duke shmangur kështu nevojën për izolim të detyrueshëm.

Gjithashtu edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë thirrje për respektimin e rekomandimeve shëndetësore, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së dhomave të hapura dhe respektimin e higjienës.

Marketing