Komisioni i Venecias, ASH e prerë: Jo kthim prapa përdorimi i gjuhës shqipe

Aleanca për Shqiptarët ka komentuar vlerësimet e Komisionit të Venecias, që nuk janë zyrtare, por janë lansuar nga disa media. Përmes këtyre dokumenteve kontestohen edhe disa dispozita të përdorimit të gjuhës shqipe. Deputetja e ASH-së, Arta Toçi vlerëson se shqipja mundet vetëm të avancohet duke u përfshirë edhe në Kushtetutë por jo të ketë regres në përdorimin e saj. “Ky ligj nuk ka kthim prapa për Aleancën për Shqiptarët.

Marketing

Nëse BDI-ja ka qëndrim tjetër nga ky, atëherë vetë duhet të deklarohen. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në të ardhmen vetëm mund të avancohet duke u rregulluar përdorimi i saj me Kushtetutë dhe assesi nuk mund të pësojë kthim prapa”-tha Arta Toçi, Aleanca për Shqiptarët . Vlerësimet e Komisionit të Venecias me të cilat kontestohen disa dispozita të ligjit për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht për dygjuhësinë në gjyqësor, do të zyrtarizohen më 17 tetor.

Marketing