Komisioni i Venecias e ka vlerësuar si pozitiv propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor.
Propozim-ligji është më i qartë, në të janë inkorporuar një numër i madh i rekomandimeve paraprake. Konkludohet se dispozitat janë kryesisht në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe nëse interpretohen dhe zbatohen si duhet, mund të sigurojnë pavarësi dhe efikasitet në gjyqësi.
Janë vlerësuar pozitivisht edhe kriteret e reja për përzgjedhje të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Por, Komisioni rekomandon që procesi i vendimmarrjes duhet të dizenjohet i tillë, që të sigurojë se mbledhjet plenare të Këshillit Gjyqësor nuk do të gjenden në situatë, ku do të ishte e pamundur ose jashtëzakonisht vështirë të merret vendim.
Nga ky Komision përshëndesin përpjekjet e autoriteteve për aprovimin e rregullativës ligjore, me të cilat rregullohet sistemi gjyqësor në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe mbeten në dispozicion të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për çdo ndihmë shtesë në këtë fushë.