Komisioni i Venedikut për vizitë në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

“Komisioni i Venedikut interesohet për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Një delegacion i Komisionit të Venedikut qëndroi sot në Shkup, ku vizitoi edhe Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës.
Komisioni në fjalë u interesua për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në përgjithësi, si dhe për aktivitetet e Agjencisë, në veçanti.

Marketing

Me këtë rast, delegacioni i Venedikut u prit nga drejtori i Agjencisë, Ylber Sela, i cili e njoftoi delegacionin për mbarëvajtjen e punëve në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës.
Komisioni u njoftua hollësisht për fillimin me punë të Agjencisë, sfidat, problemet, si dhe për projektet e planifikuara të realizohen në të ardhmen e afërt.

Delegacioni i Komisionit të Venedikut u interesua të dijë diçka më shumë për gjendjen me zbatimin e gjuhës shqipe, si dhe me pengesat apo kundërshtimet e mundshme që mund të shfaqen ndaj procesit në fjalë.

Agjencia theksoi se duhet të vazhdohet ritmi i zbatimit të gjuhës shqipe, si dhe të punohet drejt një Maqedonie shumetnike, shumëkulturore, shumëgjuhësore, e mbi të gjitha evropiane.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Marketing