Qytetar të shumë I drejtohen komisionit anti korrupcion për raste të dyshimta korruptive, apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, thonë anëtarët e këtij komisioni, duke potencuar se shumica e rasteve të adresuara janë për aspektin e punësimeve me ndikim politik.
“Veprimet e këtij lloji janë politikishtë të motivuara. Vet vendi I punës këshilltarë shtetëror për resurset njerzore dhe projekte, e ka përfunduar shkollimin e teknikut të maqinerisë, flet se kriteret e konkursit janë ndryshuar dhe janë përshtatur për personin që më vonë u pranua, ndërsa ka qenë këshilltar në kabinetin e Kryeministrit. Këtu është fshirë profili arsimor të jetë ekonomik, dhe është vendos teknik i maqineris. Ne kemi kërkuar që të ketë inspektim të jashtzakonshëm, dhe nga të njejtit është konstatuar se procedura ka qenë ligjore”, u shpreh Vladimir Georgiev, anëtarë i komisionit.
“Politika edhe sot e kësaj dite po I bënë këto veprime. Si mundet një stomatolog të jetë Këshilltarë Shtetëror në një ministri, ky paradoks po na ndodhë edhe sot, dhe unë kërkojë që deri tek ne të sillet përgatitja arsimore e secilit këshilltarë shtetëror I cili është emëruar nga kjo Qeveri”, theksoi antari Nuri Bajrami.
“Tekniki I maqinerisë do ta bënë regullimin e të punësuave. Prandaj duhet të sygjerohet Ministria për Shoqëri Informative që të vendos aksent të veçant në këtë drejtim, dhe prandaj po humbet besimi I qytetarëve tek institucionet”, u shpreh antarja Sofka Pejovska Dojqinovska.
Sipas Kryetares së Komisionit Biljana Ivanovska ligji I zgjedhjeve mund ti parandalojë disa keqpërdorime.
“Tash në ligjin e zgjedhjeve janë të definuara punët që nuk mund të ndërpriten apo të presin, dhe është ulur mundësia e gjimnastikave të tilla ti quaj, sepse kjo qart shihet se këto lëvizje dhe emërime bëhen para se të ndryshohen qeveritë”, theksoi kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska.
Anëtarët e Komisionit poashtu konstatuan se edhe Gjykata nuk po merr guxim të sjell vendime më rigoroze, por vetëm po konstaton procedurat ligjore të cilat janë paraparë.