Komisioni kuvendor diskuton sot për emërimet në Këshillin nacional për eurointegrime

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 17-të, në rend dite të së cilës janë disa propozim-vendime.

Marketing

Anëtarët duhet të diskutojnë rreth Propozim – plotësimit të Vendimit për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime, si dhe t’i konstatojnë propozim-vendimet për plotësim të Vendimit për konstatim të përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të RM-së, për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të RM-së, si dhe për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e Çmimit shtetëror 23 Tetori.

Komisioni duhet t’i konstatojë edhe propozim – vendimet për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, si dhe për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë operative-teknike.

Në mbledhje duhet të konstatohet edhe propozimi për zgjedhje të revizorit kryesor shtetëror të Entit shtetëror për revizion.

Marketing