Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri dha dritë të gjelbër për furnizim të automjeteve të blinduara nga SHBA-ja

Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Informacionin për vazhdimin e furnizimit të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës me përfshirjen e amendament/aneks të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në shpjegimin e Informacionit potencoi se sipas planit afatgjat për zhvillim të aftësive mbrojtëse për modernizimin e Armatës planifikohen 20 projekte shumëvjeçare, të cilat do të kushtojnë rreth 700 milionë euro deri në vitin 2028, ndërsa ky është një nga projektet me të cilët së pari fillohet nga viti 2019.

“Konsideruam se është më adekuate që ta bëjmë marrëveshjen e parë me Qeverinë e SHBA-së që është deri më tani donatorja dhe investuesja më e madhe në kapacitetet e Armatës. Këtë marrëveshje e nënshkruam vitin e kaluar, sipas ligjit referuam para Komisionit, megjithatë pasi marrëveshja realizohet sipas rregullave amerikane, në praktikë ne çdo vit do të vijmë me këtë informacion para jush dhe çdo vit një pjesë të furnizimit që mbulohet me mjetet e buxhetit do të referohet para Komisionit”, tha Shekerinska.

Shtoi se nga mjetet vetanake të buxhetit janë siguruar para edhe nga programet amerikane për mbështetje të modernizimeve të këtilla. Në fillim, informoi Shekerinska, mjetet e tilla ishin 36 milionë amerikanë dollarë, ndërsa tani do të jenë mbi 50 milionë dollarë amerikanë, që do të mundësojë me më pak para tona të kemi furnizim më të madh.

Komisioni përfundoi se janë të pranueshme edhe mund të jepen në lexim të mëtutjeshëm edhe Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, të Ligjit për qarkullimin e materialeve shpërthyese dhe Ligjit për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, të gjitha në lexim të parë.

Sekretarja shtetërore në MPB Magdalena Nestorovska sqaroi se ndryshimet dhe plotësimet në Propozim-ligjin për ndjekjen e komunikimeve është një nga 19 ligjet, për të cilat propozues i autorizuar është MPB, ndërsa harmonizohen me Ligjin e ri për kundërvajtje. Harmonizim konkret me këtë Ligj, informoi ajo bëhet me vendosjen e gjobave të reja, që kanë të bëjnë për personat juridikë dhe fizikë, për kundërvajtje në sferën e ndjekjes së komunikimeve. Edhe sa i përket Ligjit për qarkullimin e materieve shpërthyese, nënvizoi Nestorovska, bëhet harmonizim me Ligjin themelor për kundërvajtje në atë drejtim ndryshojnë gjobat për kundërvajtjet të cilat bëhen nga kjo sferë, ndërsa kanë të bëjnë me shfrytëzimin dhe përdorimin e materialeve shpërthyese.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein sqaroi se edhe me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre, bëhet harmonizim me Ligjin për kundërvajtje. Ndryshimi më i madh është se vendoset ulje e shumëfishtë e vlerës së gjobave, përmes përcaktimit të hapësirës së saktë të vlerës së gjobave për kundërvajtje dhe harmonizim i të gjitha ligjeve materiale në drejtim të harmonizimit të tyre me vlerën e paraparë të gjobave në Ligjin për kundërvajtje.

Ai potencoi se në Ligj për herë të parë bëhet kufizim i qartë mes kundërvajtjeve administrative dhe gjyqësore.

Marketing