Komisioni kuvendor për shëndetësi do të vendos nëse do të mbajë debat mbikëqyrës për ndotjen e ajrit

Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për shëndetësi me pikën e vetme në në rendin e ditës, Propozim-vendimi për mbajtjen e Debatit mbikëqyrës me temë: “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet tjera ndaj shëndetit të njerëzve dhe masave që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”.

Marketing

Paraprakisht pardje një debat të këtillë ka organizuar Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, në të cilin Tatjana Çakulev nga “O2 Nisma” u përqendrua në efektet negative nga ndotja e ajrit ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe theksoi se shteti ynë është në krye të listës në Evropë. Njoftoi një të dhënë se në vitin 2022, si pasojë e ndotjes enorme të ajrit, 3600 njerëz kanë vdekur parakohe, që, siç tha, është 16 për qind e numrit të përgjithshëm të të vdekurve në atë vit.

Në seancën mbikëqyrëse, përfaqësuesi i “Ekosvest”-it iu drejtua ndotjes nga oxhaqet e REK Manastirit dhe emetimeve të dioksidit të squfurit që kanë efekt të dëmshëm në shëndetin e njeriut, veçanërisht në rritjen e sëmundjeve respiratore. Tranzicioni me faza i REK Manastir në burimet e ripërtëritshme të energjisë, tha ai, është një nga mënyrat për tejkalimin e problemit.