Komisioni për Anti-korrupsion do të diskutojë për zgjedhjen zëvendëskryetarit

Në seancën e sotme të 21-të të Komisionit Anti-korrupsion pritet të diskutohet vendimi për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të këtij komisioni dhe plotësimet e planit vjetor për furnizime publike të vitit 2019.

Marketing

Komisioni Anti-korrupsion, në seancë krahas diskutimit në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të mundshëm të interesit, do të diskutojë edhe për propozim-raportin e realizimit të programit shtetëror 2016-2019 për periudhën janar 2016 – dhjetor 2018 (raporti i tretë vjetor).

Anëtarët e këtij komisioni do ta shqyrtojnë edhe informacionin në lidhje me realizimin e procedurës për planifikim, ndjekje dhe zbatim të buxhetit për muajin maj dhe qershor.