Komisioni për antikorrupsion: Iniciativë për përgjegjësi nga Taravari

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka propozuar iniciativë për përgjegjësi penale për Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Tanavari dhe inspektorin e autorizuar komunal Valon Rexhepi për veprim të pandërgjegjshëm në shërbim.

Marketing

Në këtë rast bëhet fjalë për mosveprim të Komunës në kohën kur një qytetarë ka ndërtuar oobjekt jasht përmasave të parapara në lejën e ndërtimit dhe ka dëmtuar fqiun e tij.

Njëherit, deri tek Këshilli i prokurorëve Antikorrupsioni do të dorëzoj kërkesë për shqyrtimin e punës së prokurorit publik, Asim Ademi, i cili sipas Komisonit për parandalimin e Korrupsionit, padinë penale nga i dëmtuari, e ka ruajtur në sirtar më shumë se 3 vite dhe nuk ka vepruar mbi të njejtën.

Ndaj Komunës ka procedurë për kundërvajtje ndërsa objekti kontestues tani më është përfunduar.

“Dhe pas disa tentimeve dhe thirrjeve në telefon na treguan se Inspektori ka dalë në teren ka konstatuar se objekti ndërtohet me leje ndërtimi por që ka dalë jasht korrnizave të lejes dhe objekti është zgjeruar më shum se sa është e paraparë dhe ka dëmtuar fqiun dhe më këtë ai ka bërë vetëm një vendim të ndërpritet ndërtimi dhe as gjë më tej nuk kanë vepruar”, u shpreh antari i komisionit për antikorrupsion Shemshi Sallai.

“Them se vinë në shprehje të gjitha mangësitë e punës së prokurorisë që e kemi thënë edhe disa herë deri më tani dhe afat e pakufizuara u lënë hapësirë për zonë konfori dhe ja çka ndodh”, theksoi kryetarja e komisionit oër antikorrupsion Biljana Ivanova.