Komisioni për Antikorrupsion mbyll disa lëndë në të cilat është konfirmuar nepotizmi, nuk ka përgjegjësi

Komisioni për Antikorrupsion në seancën e sotme ka mbyllur disa lëndë, për të cilat konfirmoi se ka pasur nepotizëm dhe konflikt të interesave, tek disa ish-funksionarë, por për shkak të vjetërsisë së lëndëve, Komisioni nuk ka kompetenca të veprojë.

Marketing

Në mesin e lëndëve që janë mbyllur dhe arkivuar sot ishin edhe lidhur me kryetarin e Komunës së Lozovës, Orce Cvetkovski, i cili në periudhën 2009 deri 2013 kur ka qenë kryetar komune, ka ndikuar në punësimin e nipërve dhe kushërinjve të tij në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komisioni për Antikorrupsion thanë se nuk mund të veprojnë mbi këto lëndë, pasi të njëjtat janë të vjetëra prej tre viteve, por siç tha kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska, në të ardhmen do të propozojnë ndryshime ligjore.

Më herët Komisioni për Antikorrupsion mbylli edhe disa lëndë në lidhje me deputetin Antonio Milloshoski, sekretarin e përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Kirill Bozhinovski, ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Elena Gosheva dhe funksionarë tjerë të qeverisë së kaluar.

Për ta Komisioni konfirmoi se kanë ndikuar në punësimin e të afërmve të tyre, por lëndët i mbylli me arsyetimin e njëjtë – rastet janë vjetëruar, ndërsa funksionarët janë ndryshuar.

Marketing