Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Zarko Karadzovski, në brifingun me gazetarët përmes internetit, theksoi se vendi ynë në menaxhimin aktual të zbatimit të testimeve është një ndër vendet më të organizuar për momentin, dhe zë vendin e dytë pas Sllovenisë në rajon për nga numri i testeve të kryera.
Sipas tij, vendi ka hyrënë fazën ku numri i të infektuarve po rritet e kulmi pritet në dy-tre javët e ardhshme. Komisioni për sëmundje infektive, tha ai, ka masa të tjera në dispozicion dhe nëse situata përkeqësohet, janë të gatshëm të propozojnë masa të tjera që do të nënkuptojnë rritje të kufizueshmërisë.
Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Milena Stevanoviç, njofton se 74 persona janë aktualisht të shtruar në spital dhe kapacitetet e klinikës janë drejt mbushjes.
Sipas saj, Spitali mobil është një ndihmë në plotësimin e nevojat e shtrimit dhe skuadrat e internistëve tashmë janë operative dhe janë ndihmë e madhe në këtë periudhë.
Vetëm sot në klinikë u pranuan gjashtë persona të rinj, njëri prej të cilëve vdiq disa orë pas pranimit. Dje u pranua një fëmijë dy vjeç, gjendja e të cilit është stabile.