Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e sotme miratoi kërkesat e ish-zëvendësministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Enver Huseini, ish-zëvendësministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi dhe ish-zëvendësministrit të Financave Filip Nikoloski të marrin apanazh pas skadimit të marrëveshjes së punës, përcjell TV21.
Po ashtu, anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e sotme përcaktuan kërkesën për realizim të pagës pas përfundimit të postit të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Miki Milkovskit dhe Nexhbedin Ibraimit. Komisioni vendosi për caktimin e kompensimit për marrje të banesës me qira për deputetet Lidija Petkovska dhe Angelina Petkova. Komisioni ka miratuar edhe vendimin për realizimin e pagesës së largimit pas pensionimit për ish-deputetin Mirosllav Jovanoviq./tv21.tv