Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, debat rreth nominimit të Lubomir Joveskit

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime po debaton për kandidatin e fundit të nominuar nga mazhoranca për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Marketing

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë akuzuar Joveskin për hetimet në rastet e lëshimit të pasaportave joligjore, mosveprimin për aksidentin me autobusin e “Besa Trans” dhe zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Sipas tyre, Joveski, duke mos vepruar kundër përfaqësuesve të mazhorancës, nuk është i denjë të mbajë pozitën e gjyqtarit kushtetues.

“Këto ditë në rend dite është njeriu legjendar i krimit të LSDM-së, përkatësisht kryesisë së LSDM-së dhe njerëzve të tyre të afërt, prokurori i shtetit Lubomir Joveski.”,- tha Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE.

“Ljubomir Joveski në fakt do të jetë vetëm një formë në të cilën do të vërtetohet se fundi është thyer plotësisht, fundi në fakt nuk ekziston dhe ai, në bazë të kësaj, gjithçka ka bërë për partinë në pushtet, për 9 vite do të kryejë një funksion krejt tjetër, duke u vënë në mbrojte të disa personave që në fakt i dhanë fjalën se do ta bënin gjyqtar kushtetues.”,- theksoi Zlatko Penkov nga VMRO-DPMNE.

Deri më tani janë miratuar nominimet e dy kandidatëve për anëtarë në Kushtetuese, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.

Marketing