Deputetët e Frontit Evropian shprehën kritika ndaj kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgji Sajkoski, për vonesat në dorëzimin e materialeve të nevojshme për rendin e ditës. Ata theksuan se mungesa e dokumenteve e vështirëson përgatitjen dhe pengon punën e tyre si përfaqësues të Kuvendit. Materialet nuk janë dorëzuar me kohë dhe kjo është shkelje e të drejtave tona si deputetë, deklaroi deputetja Arbana Pasholli.
“Unë do ta nis sërisht nga fillimi sepse nuk mund të toleroj që si e përzgjedhur e popullit të kemi munges informacioni dhe në këtë rast munges materijali për një seancë e cila është thirur dje dhe në të cilën është shtuar në rend ditë në pik në të cilën material morëm por nuk morëm, realisht e diskutuam edhe me shërbimet që të paktën ne deputetët e opozitës nuk arrijm të kemi qasje në materijalet në mënyrë elektronike. deklaroi deputetja Arbana Pasholi.
Sipas Pashollit kjo situatë krijon dyshime dhe ngre pyetje të mëdha mbi procesin e vendimmarrjes. Sipas saj, është e papranueshme që një individ, në këtë rast profesor Zulferi, të informohet për shkarkimin e tij përmes një telefonate nga një palë e tretë dhe jo përmes një komunikimi zyrtar.
Deputeti Sali Murat e quajti këtë situatë të qëllimshme dhe pa prova, duke theksuar se procedurat e shpejtuara pengojnë transparencën dhe drejtësinë.
“Nuk ka asnjë provë në vendim. Si ta shkarkosh pa prova? Kjo nuk është provë. Nëse keni punuar në gjykata, nëse kemi sado pak respekt real për ligjin dhe drejtësinë. Nuk them se ka faj, ndoshta njeriu është 100% fajtor, por duhet vendosur prezumimi i pafajësisë, sepse ky komision e ka zgjedhur njeriun nga kuvendi” – tha Salih Murat
Në shenjë proteste ndaj kësaj situate, deputetët e Frontit Evropian e braktisën seancën, duke kërkuar respektimin e procedurave dhe transparencë në punën e Komisionit. Kryetari Sajkoski mohoi akuzat, por largimi i deputetëve e tensionoi më tej atmosferën.