Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit kërkesën e gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski.
Komisioni duhet të vendos për mandatin e deputetit Gruevski pas vendimit për dënimin me burg prej 2 vjetësh për blerjen e mercedesit luksoz. Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski, ka konfirmuar se kërkesa është dorëzuar deri tek ai dhe njoftoi se seanca në të cilën do të shqyrtohet kjo kërkesë duhet të caktohet brenda 15 ditësh. Por avokatët e ish-kryeministri Gruevski kërkoi shtyrjen e dënimit me burg. Këtë avokatët e arsyetojnë me nevojën e Gruevskit për ta mbaruar mandatin e deputetit.
Në nenin 89 të Ligjit për zbatimin e sanksioneve mes arsyeve për shtyrjen e mbajtjes së dënimit me burg qëndron “Nëse personi i dënuar është i obliguar të kryejë një punë të caktuar që tashmë e ka nisur, dhe për shkak të mos punës, kjo punë do të bënte dëm më të madh”. Gjyqtarja për zbatimin e sanksioneve ka afat prej tri ditësh të vendos nëse do të mbështes pretendimet në lutjen dhe ta shtyjë shkuarjen e Gruevskit në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga janari i këtij viti, Gruevski vetëm tri herë ka marrë pjesë në seancë, 31 herë ka munguar me arsye dhe 21 pa arsye dhe vetëm një herë ka diskutuar. Pa amrr parasyshë se çfar do të vendos komisioni, vendimin final për mandatin e Gruevskit e sjell kuvendi me dy të tretat e votave.