Komiteti i Helsinkit: Nuk luftohet sa duhet urrejtja etnike apo fetare

Vetëm për vitin 2017, Komiteti i Helsinkit ka regjistruar 70 incidente të cilat janë shkaktuar në bazë të urrejtjes. Për 35 incidente arsyeja ka qenë përkatësia partiake, kurse për 34 përkatësia etnike.

Marketing

“Në raportin vjetor, Komiteti Helsinki ka regjistruar 70 incidente të urrejtjes, përderisa organet zyrtare të cilat raportojnë, kanë raportuar vetëm për dy incidente të lajmëruara nga MPB dhe një incident të lajmëruar i cili udhëhiqet si proces gjyqësor”,- tha Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se policia, prokuroria apo gjykatat nuk i njohin krimet nga urrejtja. Jo trajtimi me gjuhën e urrejtjes prodhon incidente dhe krime, ndërsa viktima më të shpeshta janë të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë. Pasojat janë të këqija si për viktimat po ashtu edhe për kryerësin e veprës.

“Posaçërisht nuk jemi të kënaqur nga mënyra me të cilën organet e zbatimit të ligjit qasen ndaj këtij fenomeni, shumë shpesh nuk e njohin dhe sigurisht qytetarëve të cilëve u është e nevojshme edukim dhe të cilët duhet të dinë se ndonjëherë nuk janë viktima të dhunës, por se janë viktima të krimeve penale apo të krimeve si pasojë e urrejtjes”,- deklaroi Hajdi Shterjova Simonoviç nga Komiteti i Helsinkit.

Më shpesh incidentet si pasojë e urrejtjes bëhen mes grupeve të tifozëve në baza etnike. Pjesa më e madhe e tyre ndodhin në Shkup, kurse linja e autobusëve 65 njihet si lokacion ku të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas vazhdimisht rrihen.

Si krime nga urrejtja, Komiteti i Helsinkit i vlerëson edhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, por edhe vrasjen e tifozit të grupit “Komitët”, Nikolla Sazdovski.

Marketing