Kompani nga Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria hyjnë në bixhozin online në Maqedoni

Kompani serbe, malazeze dhe bullgare do të organizojnë bixhozin online në Maqedoni. Lojërat e fatit në internet do të organizohen nga kompania serbe Mozart, e cila tashmë është e pranishme në tregun maqedonas të lojërave të fatit dhe kompania malazeze Vezuv, pronare e kazinove dhe basteve sportive Volkano. Kompania bullgare Telematic Interaktiv po hyn në tregun maqedonas të lojërave të fatit, raporton Telma, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Lotaria shtetërore në tre kompanitë e reja do të jetë pronare dominuese me 51 për qind dhe partnerët e huaj do të zotërojnë 49 për qind.

Drejtori i secilës prej shoqërive të reja emërohet nga partneri i huaj dhe nga pesë anëtarë të këshillit mbikëqyrës, tre janë nga Lotaria Shtetërore dhe dy nga partneri i huaj.

Drejtor i Lotarisë Shtetërore Vezuv SHA Shkup është Tihomir Fidanovski, ndërsa në bordin mbikëqyrës janë Valmir Zekiri, Nadica Antonovska, Oleg Sekulloviq, Zheljko Mitrovic, i cili është drejtor i kompanisë malazeze Vezuv dhe Dashmir Hoxha.

Drejtor i Lotarisë Shtetërore – Mozzart Shkup është Dushan Simoviq, ndërsa në bordin mbikëqyrës janë drejtori i Lotarisë Perparim Bajrami, Rilind Sulejmani dhe Vlado Petkovski, Sllobodan Veselinoviq dhe Vladimir Stanojeviq nga Mozarti serb.

Drejtoreshë e Lotarisë Shtetërore – 77 Bit LLC Manastir, përmes së cilës hyn kompania bullgare Telematic Interaktiv, është Marina Milloshevska. Në bordin mbikëqyrës janë Pece Korunovski, Nafitula Elmazovski, Përparim Bajrami, Pece Trajkovski dhe Majlinda Ramadani. Në tre kompanitë e reja, Lotaria investon licencën për organizimin e lojërave të fatit në internet dhe partnerët e huaj 2,171 milionë euro secili për kosto operative.

Lojërat e fatit përmes internetit deri më tani ka organizuar vetëm Video Lotaria Shtetërore, e cila është shoqëri e përbashkët e Lotarisë Shtetërore dhe Casinos Austria, dhe prej disa muajsh Lotaria Shtetërore ka filluar të organizojë në mënyrë të pavarur lojërat e fatit online.

Video Lotaria e Re Shtetërore NOVO VLT, e cila është shoqëri e përbashkët e Lotarisë Shtetërore dhe Austrian Novomatic, ka edhe licencë për videollotari.

Kujtojmë se hulumtimi i Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike-IDEA tregoi se në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë përafërsisht 1.416 pika në të cilën qytetarët mund të luajnë lojëra të fatit, apo mesatarisht 18 pika për çdo komunë, duke përjashtuar lojërat e fatit online. Ky numër tregon për prezencë jashtëzakonisht të madhe të pikave ku mund të luhen lojëra të fatit, njëkohësisht edhe ekspozim të vazhdueshëm dhe qasje shumë të lehtë për secilin qytetar në lojëra të fatit.

Sa i përket të hyrave, hyrat totale të 56 kompanive për vitin 2021 ishin 556,115,216 euro, ndërsa ato u rritën në 690,885,917 euro në vitin 2022, apo një rritje prej 21%. Përkthyer në ditë, kjo i bie që për çdo ditë gjatë vitit 2022, 56 kompanitë e lojërave të fatit kanë realizuar nga 1.7 milion euro.