Ballina Aktuale Kompania amerikane “DURA Automotive Systems” do të investojë në Maqedoni

Kompania amerikane “DURA Automotive Systems” do të investojë në Maqedoni

Drejtoria për Zhvillim Teknologjik të Zonave Industriale ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e vendit në TIR3 Shkup 2 me kompaninë “AIM Properity” ku do të ndërtohet objekt për nevojat e kompanisë amerikane nga industria automobilistike “DURA Automotive Systems”, e cila do të jetë shfrytëzuese e zonës së lirë ekonomike.

Marketing

“DURA Automotive Systems” është furnizues global i komponentëve për pjesët më moderne të automjeteve në gjithë botën. Kompania ka marr vendim që të zgjeroj prodhimet e saja me hapjen e një fabrike në Maqedoni e cila do të ketë hapësirë prej 16.000 metra katror, ndërsa sipas njoftimeve të kompanisë në verën e vitit 2019 pritet edhe fillimi me punë i saj.

“Kur do të jetë grupi i kompletuar, fabrika e re do të punësoj rreth 500 punëtorë”, tha Dejv Petiz, nënkryetari ekzekutiv për resurset njerëzore në kompani.

Marketing
Exit mobile version