Shkencëtarët e një kompanie bioteknike në Kaliforni kanë gjetur një antitrup që bllokon plotësisht koronavirusin, raportoi Fox News.
Sorrento Therapeutics, me qendër në San Diego, pretendon se antitrupi i tij STI-1499 ndalon 100% koronavirusin të hyjë në qelizat e shëndetshme njerëzore.
Në një njoftim për shtyp, Sorrento tha se mund të prodhojë deri në 200,000 doza të antitrupave në muaj, një afat kohor prodhimi shumë i vogël.
Kompania ka kërkuar miratim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër.
“Ne duam të theksojmë se ekziston një kurë. Ekziston një zgjidhje që funksionon 100 përqind. Nëse kemi antitrupin neutralizues në trupin tonë, nuk do kemi nevojë për distancim social”, është shprehur Dr Henry Ji.
Nëse kemi antitrupin neutralizues në trupin tonë, nuk do kemi nevojë për distancim social.
Antitrupi ende nuk është testuar në njerëz, kështu që si mund të sillet brenda trupit dhe efektet e mundshme anësore të tij janë plotësisht të panjohura.
Kura e kompanisë Sorrento, e quajtur STI-1499 është një duzinë antitrupash, qeliza imune që neutralizojnë patogjenët si koronavirusi.
Ky lloj antitrupi mund të veprojë si një ‘mburojë mbrojtëse’ për qelizat njerëzore, duke parandaluar hyrjen e virusit që shkakton COVID-19.
Ai bllokon virusin nga porta kryesore e tij, si një receptor në sipërfaqen e qelizave njerëzore.
Kur antitrupi parandalon hyrjen e një virusi në qelizën njerëzore, virusi nuk mund të mbijetojë.