Kompania gjermane e fluturimeve paralajmëron 48 orë grevë

Sindikata e ekuipazhit “UFO” te Lufthansa, kërkoi sot të mbahet grevë 48-orëshe për të enjten dhe të premten, në kuadër të një konflikti social të vazhdueshëm në Gjermani.

Marketing

“Greva, që do të zgjasë nga ora 23:00 GMT e të mërkurës deri në orën 23:00 GMT të së premtes, do të prekë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane”, theksoi UFO, legjitimiteti i të cilës për të përfaqësuar punonjësit është kontestuar para drejtësisë nga kompania ajrore.

“UFO e bëri këtë njoftim për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të Lufthansa-s për të negociuar lidhur me pretendimet”, theksoi sindikata në një komunikatë.
Më 20 tetor, UFO organizoi një grevë në katër filiale të grupit Lufthansa duke shkaktuar qindra ndërprerje fluturimesh.