Kompania simotër e Google arrin vlerën një trilion dollarë

Alphabet – kompani simotër e gjigantit të kërkimeve në internet, Google – arriti për herë të parë vlerën prej një trilion dollarësh në treg, duke u bërë kompania e katërt e teknologjisë në SHBA që arrin një nivel të tillë.

Marketing

Tregu në Alphabet u mbyll me një rekord prej 1.450 dollarësh për aksion në Bursën e Nju Jorkut, më 16 janar.

Kompanitë tjera mbi këtë nivel janë Apple, që tani ka vlerën prej 1.38 trilion dollarësh, dhe Microsoft 1.26 trilion dollarë.

Amazon ka arritur në mbi një trilion dollarë në shtator të vitit 2018, por që atëherë ka rënë në 930 miliardë dollarë.

Google, motori kryesor i kërkimeve në internet, ka prodhuar sistemin e njohur mobil Android.

Alphabet është formuar si një kompani simotër në vitin 2015 dhe ka një numër njësish të tjera.

Marketing