Kompania turke, Togg prezanton veturën e re T10F

Prodhuesi turk i makinave elektrike Togg, prezantoi publikisht modelin e ri “fastback” në aktivitetin kryesor të teknologjisë në vend, TEKNOFEST, që po mbahet në qytetin jugor të Türkiyes, Adana, raporton Anadolu.

Marketing

Si pjesë e ngjarjes pesë-ditore, e cila filloi të mërkurën, Togg do ta shfaq automjetin e modelit T10F për vizitorët e festivalit deri të dielën.

I themeluar në vitin 2018, Togg zhvilloi prototipin e parë të automjetit elektrik të Türkiyes, T10X, në dhjetor të vitit 2019.

Në vitin 2022, kompania filloi prodhimin masiv të modelit në fjalë, duke filluar dërgesat për klientët prej vitit në vijim.

Në gusht të vitit 2024 Togg njoftoi se testet inxhinierike kanë filluar për T10F, të cilin planifikon ta lançojë në tremujorin e parë të vitit 2025, kur do të fillojë të mbledhë porositë paraprake.

T10F do të vijë në tri versione të ndryshme: me distancë standarde me tërheqje me rrota të pasme (RWD), me distancë të gjatë me RWD dhe me distancë të gjatë me tërheqje me të gjitha rrotat (AWD).