Kompanitë ajrore së shpejti do të jenë të obliguara ta sigurojnë bagazhin e udhëtarëve dhe gjësendet që i transportojnë. Kjo është paraparë me ndryshimet e Ligjit për sigurim të obligueshëm në komunikacion, të cilën e përpiloi Ministria e Financave (MF), ndërsa konfirmohen të drejtat për kompensimin e dëmit, poseduesve të bagazhit dhe dërgesave.
“Ndryshimet ligjore rregullojnë edhe obligimin për sigurim të detyrueshëm të një pjese të fluturakeve pa ekupiazh – dronëve. Me ligjin përfshihen drone mbi pesë kilogramë. Në këtë mënyrë mbrohen qytetarët, nëse shkaktohet dëm material nga udhëheqja me dron”, thonë nga MF.
Me këto ndryshime, theksojnë, bëhet harmonizim i Ligjit me rregulloret evropiane nga sfera e aviacionit civil.
Ndryshimet e Ligjit janë vendosur në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregullave në Republikën e Maqedonisë – ENER, ku të gjitha palët e prekura mund të lënë propozime dhe komente.
Nga Ministria e Financave informojnë se do t’i marrin parasysh dhe me kujdes do t’i shqyrtojnë të gjitha sugjerimet para lëshimit të ndryshimeve të Ligjit në procedurë qeveritare