Kompjuterë tablet për nxënësit e paraleleve të EVN-së në Shkup dhe Gostivar

Në shkollën e mesme elektroteknike “Mihajlo Pupin” në Shkup sot do të promovohet platforma për mësim digjital dhe do të dhurohen kompjuterë tablet nga “EVN Maqedoni” që do t’i përdorin nxënësit e paraleleve të EVN-së në Shkup dhe Gostivar.

Marketing

Është paralajmëruar pjesëmarrja e ambasadores së Zvicrës, Sibil Suter, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe kryetarit të Bordit drejtues të EVN-së, Shtefan Peter.