Kompletimi i KShZ-së, Zendeli: Xhaferi mos të pengojë procesin

Kompletimi i KShZ-së as sot nuk u vendos në seancë plenare. Reagoi deputeti, Fadil Zendeli, i cili tha se vendi i vetëm vakant i takon opozitës shqiptare, gjegjësisht kandidatit të tyre, Abdush Demiri. Zendeli akuzoi Xhaferin se po obstruon procesin.

Marketing

“Nëse ne vazhdojmë me zhvatjen e kësaj natyre me një obstruksion, i cili është i qartë se i bëhet këtij procesi brenda Kuvendit dhe procedurave të Kuvendit për të cilën përgjegjësinë më të madhe e bart kryetari i Kuvendit, për shkak se ai është personi i cili duhet t’i menaxhojë këto procese, atëherë çfarë porosie u drejtojmë ne qytetarëve. I bëj apel kryetarit të Kuvendit, që mos të marrë mëkate me vete me obstruksionin të cilin deri tani i ka bërë këtij procesi.”, – deklaroi deputeti i Lëvizjes “Besa”, Fadil Zendeli.