



Sot në krahun e tretë të rrugës “Mitat’h Frashëri” (“Brigada Maqedonase Kosovare”), Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” realizuan aksionin e radhës, me ç’rast ekipet e punës bënë pastrimin e rrjetit fekal dhe atmosferik.
Ekipet e punës gjithashtu bënë edhe pastrimin dhe kanë larë pusetat me makineri speciale dhe me dorë.
Aksioni që u ndërmor sot ka për qëllim mirëmbajtjen e infrastrukturës nëntokësore.