Komuna Çair promovon platformën ‘Çairi Vendos’

Komuna e Çairit neësr do të promovojë platformën Çairi Vendos, e cila ka për qëllim që të jetë urë lidhëse mes qytetarëve dhe komunës, duke ju ofruar mundësinë që përmes debateve, ideve dhe propozim-projekteve të bëhen pjesë e vendim-marrjes. Platforma online Çairi Vendos është një produkt i përbashkët nga Shoqata për avancimin e demokracisë – Democracy Lab dhe Komuna e Çairit me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ngjarja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:30 në hapësirat e Këshillit Komunal të Çairit ku edhe do të jepen më tepër detaje rreth projektit.