Komuna Çair siguron 1.3 milon euro për lagjen Serovë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot shënuan fillimin e punimeve për rikonstruimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit në katër rrugë të Lagjes Seravë : “Jahja Pasha” (“Sollunska”) dhe degëzimet e saj, në gjatësi prej 335 metrash; “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash; “Rifat Burxheviq”, në gjatësi prej 275 metrash dhe rruga “Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash.

Marketing

Për rikonstruimin e këtyre rrugëve Komuna e Çairit nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mjete që kapin shumën prej mbi 300.000 eurosh.

Kreu i Çairit, Ganiu gjithashtu jep lajmin se janë siguruar edhe mbi 1 milionë euro të tjera për Lagjen Seravë, përmes alokimit të mjeteve të TAV, me të cilat brenda 3-4 muajve do të rikonstruohet tërësisht rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit fekal edhe në shumë rrugë të tjera të kësaj lagje, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë.

Ai përkujton se para disa javëve u siguruan edhe 650 mijë euro nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2, për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të Lagjes së Dizhonit.