Komuna e Butelit në seancën e sotme të Këshilli Komunal ka miratuar ndihmë financiare prej 250 mijë denarëve për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në rrugën “Struma” në Bullgari.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë tragjedi që na solli trazira dhe pikëllim”, ka thënë mes tjerash kreu i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Ndryshe, në aksidentin e autobusit në Bullgari jetën humbën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.