Komuna e Çairit: Aksion për pastrimin e komunës dhe shkollave

Pastrimi i parqeve dhe oborreve të shkollave në Komunën e Cairit ishte aksioni që u ndermorr nga Kryetari i Komunës së Cairit Visar Ganiu në bashkëpunim me ndërrmarrjen për parqe dhe gjelëbrime dhe higjienën komunale.

Marketing

Kreu i Komunës duke pastruar edhe vet dha shembull për qytetarët se si duhet pastruar dhe mirmbajtur ambineti ku jetojmë duke shtuar se nismat e tilla kanë për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për të pasur ambient të pastërt duke potencuar se nismës të tillë u janë bashkangjitur qytetarë por edhe njerëz të profileve të ndryshme.

“Në këtë iniciativ janë bashkangjitur Shvercerat klube sportive njerëz të estradës muzikës të profileve të ndryshme që jetojnë në Komunën tone në prag të vitit shkollor ne mendojmë që ambientin tone ta pastrojmë që fëmitë në ditën e par shkollore të kenë ambiente të pastrërta dhe të njejtin trend dh eta instalojmë si vlerë dhe mendoj që populli ynë apo banusiet e Cairit do ta përkrahin”, u shpreh kryetari i komunës ës Çairit, Visar Ganiu.

Sipas Ganiut ,në bashkëpunim me MPB sektorin për komunikacion janë ndërrmarë hapa konkrete për rregullimin e haosit në Komunikacion dhe cdo qytetar mund të vërejë ndryshimet pozitive dhe rendin evendosur në komunikacion.Poashtu janë inicuar procedura për ndryshim të ligjit për rretrrotullime.

“Për momentin dy rreth rrotullime kanë kaluar në Qytet të Shkupit ka fillu procedura e tenderimit ,për tjerat kemi inicu ndryshimet e ligjit dhe besoj që në një të ardhme do ndodh edhe ai ndryshim pengesë është radiusi ku për momentin e kërkon qyteti I Shkupit sektori për urbanizëm ne kërkojmë që ai të zvogëlohet I kemi argument dhe arsyet tona sepse edhe ne metropola më të mëdhe se Shkupi kemi radius më të vogël se ai që ka paraparë institucionet përkatëse”, theksoi Ganiu.

Aksionet e tilla do të përfshijë edhe shkollat në kuadër të Komunës ndërsa qytetrët thone se aksioni është mirpritur dhe do të kontribojnë ppër ambientë të pastrërt.

“Do të fillojmë shërbimet tona që janë në kuadër të Higjienës Komunale të dalin në terren dhe dalëngadal të vetëdijësojnë të edukojnë gjeneratat më të reja me të vetmin qëllim që të kemi njjë ambient më të pastër dhe rrugët ngadalngadalë po përmirësohen dhe ne jemi këtu jo vetëm për Cairin për të gjitha Komunat në Qytetin e Shkupit”, u shpreh drejtori i higjienës komunale Samet Shabani.

“E përshëndes këtë iniciativ dhe dal të pastroj se edhe unë si prindërtit tjerë që I kemi fëmijët dalim në këtë park cdo baba duhet ta edukon fëmijën e vet për pastërtime siguri do kemi park të mire”…

“Duhet të pastrojmë se ka fëmijë që luajnë këtu kohën e lire e kalojmë në Cair ka shum popullatktu për atë arsye duhet të pastojmë”…

“Park më të mir nuk ka ne mundohemi ta pastrojmë ta përmbajmë dhe ashtu. Gjithonë kam qenë për pastërtinë e Cairit dhe kur kam mund me shoqëri me familje ndikojmë që të vetëdijësohemi për pastërtinë e Cairit”, u shprehen qytetaret e anketuar per TVM2.

Nismat e tilla për cair të pastër do vazhdojnë edhe në të ardhmen duke u shëndërrruar në traditë u tha me kët rast.

Marketing