Në nder të sakrificës së misionarëve të arsimit që edhe përkundër përndjekjes, burgosjes dhe cenzurës së pamëshirshme në kohën e regjimit të viteve 1981-1988 qëndruan heroikisht në mbrojtje të gjuhës dhe çështjes kombëtare, 7 Marsin e këtij viti Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit e shënuan me dekorimin me mirënjohje të 35 misionarëve të arsimit të asaj periudhe të rëndë kohore.
Me këtë rast kreu i Çairit Visar Ganiu u shpreh: “Këtë e bëmë për t’ju thënë atyre se janë në kujtimet tona, nuk e harrojmë sakrificën që e kanë bërë në kohën kur të tjerët mundoheshin të na e tjetërsojnë identitetin duke rrezikuar edhe jetën në shërbim të mbijetesës së vlerave kombëtare. Vepra e tyre është frymëzimi ynë dhe i brezit të ri të mësuesve për shenjtërinë e arsimimit në gjuhën amtare”.
Urime 7 Marsin të gjithë veprimtarëve të arsimit!