Komuna e Çairit dhe Muglla e Turqisë thellojnë bashkëpunimin

Kryetari i Komunës Menteshe të Muglla të Turqisë, Bahattin Gymysh ka mirëpritur përfaqësuesit e Komunës së Çairit me çrast është diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit të dy institucioneve tona. Përfaqësuesit e dy komunave kanë diskutuar edhe për vlerat kulturore dhe historike të të dyja vendeve, ndërsa është shprehur edhe gatishmëria për të inicuar binjakëzimin me këtë komunë bregdetare të Turqisë.

Marketing

Vizita është realizuar në kuadër të trajnimeve lidhur me projektin e Erasmus “Renewable Energy”, ku Komuna e Çairit bënë pjesë bashkë me përfaqësues nga Turqia, Sllovakia dhe Rumania.