Vijojmë punimet intenzive për përmirësimin e infrastrukturës së objekteve shkollore në territorin e komunës sonë.
Kësaj rradhe po bëjmë rekonstruimin e tërësishëm të kopshtit për fëmijë “Fidani”, investim i përbashkët i Komunës së Çairit, Komandës së Ushtrisë së SHBA-ve në Evropë dhe udhëheqësisë së kopshtit. Bashkë me drejtoreshën Rabije Loku dhe shërbimet e komunës inspektuam procesin e punës dhe respektimin e dinamikës së paraparë kohore.
Projekti përfshin ndryshimin e fasadës së shkollës si masë e efikasitetit energjetik, rekonstruimin e tërësishëm të kulmit dhe oborrit shkollor, rregullimin e dyshemesë dhe intervenime tjera të nevojshme.