Komuna e Ferizajt futet në karantinë

Pas konfirmimit të 18 rasteve me koronavirus në Ferizaj, kjo komunë është futur në karantinë.

Marketing

Kryetari i komunës, Agim Aliu ka pranuar sot vendimin e minsitrisë së Shëndetësisë, përmes së cilës, Ferizaj shpallet zonë karantine.

Aktualisht në Ferizaj, me 18 rastet e mbrëmshme, numri i të infektuarve ka arritur në 20.

Ndryshe, në nivel të përgjithshëm shtetëror, numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 250, teksa 52 prej tyre kanë arritur të shërohen plotësisht.