



Këshilli i Komunës së Gazi Babës sot ka sjellë vendim që të ndajë mjete për familjarët e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari më 23 nëntor 2021.
Në këtë seancë, e cila filloi me një minutë heshtje për 44 viktimat, u soll vendim që nga buxheti komunal të ndahen 450.000 denarë, si ndihmë për familjet e viktimave në aksident, njoftuan nga Komuna.