Kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Georgievski në takimin e sotëm me përfaqësuesit e prindërve të nxënësve nga SHF “Njegosh” në Jurumleri ka propozuar ndërtimin e një shkolle të re fillore rajonale në Idrizovë, me të cilin përgjithmonë të zgjidhej problemi i fëmijëve.
Siç kumtoi Komuna e Gazi Babës, propozimi për ndërtimin e shkollës fillore rajonale do të prezantohet edhe para prindërve në takimin i cili do të mbahet të shtunën, me fillim nga ora 17.
Kryetari i komunës Georgievski ka theksuar se në SHF “Njegosh” në Jurumleri nuk ka kushte as kuadro e as hapësira që të mundësojë përgjigje adekuate në kërkesën e prindërve për hapje të paraleles së re dhe vlerëson se zgjidhja më e mirë dhe në interes të nxënësve është ndërtimi i një shkolle të re rajonale.
Nga komuna informojnë se obligimi i tyre është t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet e nevojshme në MASH në afat sa më të shpejtë të Ministrisë dikasteriale të mundësohen kushte për ndërtimin e shkollës në Idrizovë.
Komuna e Gazi Babës, siç thuhet në kumtesë, në këtë periudhë derisa po përgatitet dokumentacioni, por edhe procesi i ndërtimit për shkollën rajonale në Idrizovë, ndërmerr për obligim nga mjetet e veta të organizojë transport të nxënësve deri te shkollat ku tani e ndjekin mësimin.