Në adresë të Komunës së Gostivarit, këtyre ditëve kanë mbërritur telegrame të shumta ngushëllimi për viktimat dhe urata për shërim sa më të shpejtë të të pësuarve nga aksidenti tragjik i autobusit në afërsi të fshatit Llaskarcë.
Me këtë rast, Komuna e Gostivarit dhe kryetari Arben Taravari, të gjithë ata i falënderon publikisht.
Njëherit, u shprehim mirënjohje banorëve të fshatit Llaskarcë të cilët të parët u dolën në ndihmë të lënduarve, ekipet mjekësore dhe të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre ndihmuan që nga kjo tragjedi të mos ketë akoma më shumë viktima.
Raste të këtilla mos na u përsëritshin kurrë!