Komuna e Gostivarit me Qendër për Mbrojtje të Viktimave të Dhunës në Familje

Këshilli i Komunës së Gostivarit në mënyrë unanime miratoi vendimin për fillimin me punë të Qendrës për Strehim të Viktimave nga Dhuna në Familje.

Marketing

Qendra do të menaxhoet nga organizata joqeveritare “Etika”, e cila u përzgjod nga Komisioni komunal pas shpalljes publike, ndërkaq Komuna e Gostivarit për këtë qëllim ndau 1 milion e 200 mijë denarë.

Për shkak të mbrojtjes së viktiamve të dhunës në familje, vendndodhja e kësaj qendre mbetet sekrete, ndërkaq qendra përfshin mbi 100 metra katror dhe në të do të mund të strehoen deri në 8 viktima të dhunës në familje.

Si shoqëri kemi nevojë të bashkohemi dhe parandalojmë dhunën dhe të ndihmojmë viktimat e dhunës familjare, ndërkaq dhuna në familje është e papranueshme dhe si e tillë duhet luftuar.

Marketing