Komuna e Gostivarit shënoi Ditën botërore të biçikletave

Me rastin e Ditës Botërore të Biçikletave, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Lidhjen e Sporteve Shkollore – Gostivar dhe kompaninë Vardar Dollomit, organizoi turne me biçikleta me nxënësit e shkollave të mesme.

Marketing

Turneu nisi në ora 10:00 nga Komuna e Gostivarit duke përshkuar rr. Kej Vardar – rr. Beliçicë – bul. Goce Dellçev, për të përfunduar sërish para Komunës së Gostivarit.

Para nisjes së turnesë, prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili bëri thirrje që sa më masivisht të përdoren biçikletat për ta mbrojtur mjedisin jetësor si dhe për të shmangur turmat në qytet.

Në fund, nxënësve të shkollave të mesme që morën pjesë në garë, iu dhuruan 21 biçikleta të cilat i siguroi kompania Vardar Dollomit.