Komuna e Jegunovcës dhuron 1500 euro për Shqipërinë

Komuna maqedonase e Jegunovcës sot me një vendim të këshillit komunal ka ndarë 100 mijë denarë për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Marketing

Kjo komunë jep edhe shembull solidariteti se dhimbja ndahet pavarësisht nacionalitetit.

Ndryshe qeveria e Maqedonisë ka ndarë 100 mijë euro si dhe gjitha komunat shqiptare kanë ndarë mjete në të holla. Komuna e Tetovës përpos 25 mijë eurove ndau edhe 24 ton ushqime për Shqipërinë.

Marketing