Komuna e Kërçovës shënoi 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, komuna e Kërçovës organizoi një solemnitet në të cilin morën pjesë ish luftëtarë dhe të burgosur politikë që kanë dhënë kontributin e tyre në proceset që u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Marketing

Rrugëtimi deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë aspak i lehtë, dhe pjesë e përpjekjes, sakrificës dhe përkushtimit për lirinë e Kosovës dhe pavarësisë së saj kanë qenë edhe shumë kërçovarë, potencoi kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Për nder të Pavarësisë së Kosovës, kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i ndau mirënjohje “Post Mortum” kolosit të gazetarisë, Qani Mehmedit, dhe Qamil Aliut – ish i burgosur politik dhe kryesues i Këshillit komunal të Kërçovës gjatë periudhës 2013-2017.

Të pranishmit patën rastin të ndjekin edhe dokumentarin “Sot Kërçovë, dje Uskanë”, interpretimet e shkëlqyeshme të artistit, Shkodran Tolaj, dhe pikat muzikore të Funda Aliut dhe Jetmir Mehmedit.