Komuna e Likovës: Prej sot mund të aplikohet për shtesa shkollore

Nga komuna e Likovës bëjnë të ditur se nga dita e sotme do të mund të aplikohet për shtesa shkollore për fëmijët. Nga Njësia për punë dhe politikë sociale-Likovë thonë se të drejtë kanë të gjithë fëmijët që kanë status si nxënës të shkollave të fillore dhe të mesme.

Marketing

“Njoftohen prindërit se nga data 15 shtator në zyrat e Shërbimit për punë sociale në f. Likovë , do të mund të aplikoni për të drejtën e shtesave shkollore, për fëmijët tuaj të cilët kanë status si nxënës të shkollave të fillore dhe të mesme”, thonë nga komuna e Likovës.