Së shpejti pritet që në Komunën e Likovës të themelohet zona e lirë ekonomike. Qeveria në seancën e djeshme ka shqyrtuar informatën për rjedhën e procedurave dhe paralajmëroi se pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme do të merret vendimi për themelimin e Zonës së Lirë ekonomike në Likovë.
“Qeveria në seancën e fundit Qeveria ka shqyrtuar Informacionin për rrjedhën e procedurës për themelimin e TIRZ Likovë, si material për informim, dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshm do të sillet edhe vendim it për themelimin e zonës nëLikovë”, theksoi në takimin e sotëm të rregult me gazetarë zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha. Ndryshe, pas Kërcovës, Strugës dhe Tetovës dhe Komuna e Likovës do të bëhet me zonë të lirë ekonomike që do të ndikojë dukshëm në zhvillimin be këtij rajoni, uljen e papunësisëdhe rritjen e standardit jetësor.