Kryetari i Komunë së Manastirit, Toni Konjanovski për sot në ora 11:00 ka caktuar mbledhje të Shtabit të Krizës. Në mbledhje mes tjerash do të diskutohet për gjendjen në qytetin e Manastirit pas tërmetit të mbrëmshëm si dhe gjendjes me Kovid-19.
Nga Komuna e Manastirit njoftojnë gjithashtu se në mbledhje do të shqyrtohen edhe masat plotësuese të cilat mund të ndërmerren nga ana e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim.