Komuna e Sarajit dyfishon të ardhurat nga pagesa e tatimeve 

Komuna e Sarajit ka bërë një analizë të shkurtër të buxhetit të saj për gjysmë vjetorin  e parë  i cili kap shifrat prej   44,228,235 denarë.
Duke analizuar të hyrat  në buxhetin e Komunës së Sarajit për pjesën  e parë të  2018 si dhe duke krahasuar me atë të  vitit 2017, sektori i financave konkludoi se në buxhetin komunal ka rritje afër 25 për qind.
Gjatë gjysmë vjetorit të parë shumica e të ardhurave  janë realizuar nga pagesa e tatimit për pasurinë e patundshme dhe atë në vlerë prej 3.966.953 denarë që në krahasim me periudhën e njëjtë të  vitit 2017 në po të njëjtën kohë në bazë të tatimit të patundshmërive në buxhetin komunal kanë hyrë 1,978.919 denarë.

Marketing

Tatimi në pronë 4,122,835 afër 50 për qind rritje për 2018,
Sipas sektorit të financave në komunën e Sarajit fondi i përbashkët i taksave me Qytetin e Shkupit  për vitin 2018 është rritur për afër 17%.

Kjo analizë tregon se rritje ka edhe në të gjitha tatimet dhe taksat tjera si te legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje, taksa komunale për ndriçim publik, taksat administrative, taksa  mbi grumbullimin e pasurive të patundshme, tatim mbi trashëgimi dhe dhurata, tatim në pronë  të personave juridik etj.
Si rezultat i ndjekjeve te rekomandimeve të revizionit shtetëror si dhe duket vepruar  në pajtim me ligjin për taksa komunale buxheti i komunës së Sarajit ka rritje në tatime edhe taksa tjera

Marketing